Rezorti me 3 yje mbetet i shkatërruar pas strehimit të 600 refugjatëve në Qipro (fotot)

25/08/2023 18:49

Një rezort turistik dikur me 3-yje ka mbetur në rrënoja strehimin dhe më pas dëbimit të qindra refugjatëve të strehuar aty, kur fqinjët nisën të ankoheshin për kaosin.

Autoritetet në Qipro kanë nisur tashmë shpërndarjen e rreth 600 refugjatëve që kishin strehuar në kompleksin pranë rezortit të Paphos.

Pamje të publikuara të rezidencës dikur luksoze tregojnë kompleksin St Nicolas Elegant që tashmë është mbuluar nga mbeturinat.

Pirgje qesesh plastike, kuti ushqimi dhe zotërime personale kanë zënë pishinën dhe hapësirat mes apartamenteve.

Muret e verdha të pikës turistike tashmë janë të mbushura me shkarravina, ndërsa në brendësi, dhoma të improvizuara kanë zëvendësuar akomodimet luksoze, shkruan e përditshmja britanike TheSun.

Dënimi i refugjatëve erdhi pas ankesave nga rezidentët për zhurmë dhe vjedhje të energjisë elektrike.

“Ne kemi rrethuar kompleksin e banimit dhe po regjistrojmë të gjithë të huajt që janë vendosur në Chloraka,” tha zëdhënësi i policisë së Paphos, Michalis Nicolaou.

Ai shtonte se azil-kërkuesit do të transferohen në qendrën e pritjes për të vendosur nëse kualifikohen për të qëndruar në ishullin mesdhetar.

Qipro është anëtar i Bashkimit Evropian dhe argumenton se është një vend i vijës së parë i pritjes së emigrantëve, të cilët përbëjnë aktualisht 5 përqind të popullsisë prej 1 milionë banorë, që është nga përqindjet më të mëdha në bllok.

FOTO GALERI
7/7
Muret e verdha të pikës turistike tashmë janë të mbushura me shkarravina, ndërsa në brendësi, dhoma të improvizuara kanë zëvendësuar akomodimet luksoze

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA