Paul Pogba më në fund rikthehet për të pare pak dritë pas një sezoni thjesht të tmerrshëm, të shoqëruar nga lëndime dhe rikthime të pavlera, pasi nuk u vu kurrë në dispozicion të Massimiliano Allegrit.
Pasi luajti dhe shënoi në miqësoren e luajtur në Continassa e fituar 5-0 kundër Alessandrias, Pogba dha sinjale të mëtejshme pozitive, në fund të një vere, gjatë së cilës punoi shumë.
Ndjesi të mira që e shtynë Massimiliano Allegrin ta thërriste për ndeshjen jashtë fushe në Udine, ku Juventusi bëri debutimin në Serinë A, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.
Java pas ndeshjes kundër Udineses vazhdoi pa pengesa të mëtejshme dhe për këtë arsye thirrja e francezit për debutimin në shtëpi kundër Bolonjës tashmë mund të konsiderohet e sigurt.
Nuk mund të përjashtohet mundësia që Pogba të gjejë hapësira gjatë sfidës, duke regjistruar minutat e para zyrtare të sezonit. Dhe në këtë kuptim, optimizmi po rritet.
Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, e ka përfshirë Pogbanë në mesin e të grumbulluarve për angazhimin e dyfishtë në shtator në kualifikueset e Euro 2024, të planifikuar në datat 7 dhe 12 shtator, përkatësisht kundër Irlandës dhe Gjermanisë.
Sezonin e kaluar Paul Pogba luajti vetëm 161 minuta të shpërndara në 10 paraqitje zyrtare. Në të vetmen ndeshje që luajti si titullar, kundër Cremoneses, më 14 maj, ai u lëndua pas 25 minutash duke u larguar nga fusha në lot./ SuperSport
Top Channel