Largimi i Veigas drejt Al Ahlit, reagon Toni Kroos: E turpshme!

25/08/2023 08:50

Largimi i Gabri Veigas drejt futbollit arab tek Al Ahli po shkakton habi të madhe në opinionin sportiv.

Spanjolli konsiderohej një nga “yjet” e së ardhmes në Kontinentin e Vjetër. Ai ishte shumë pranë kalimit te Napoli, kampion i freskët i Serisë A të fundit, po menaxheri dhe lojtari vendosën të zgjidhnin paratë saudite.

Në moshën 21-vjeçare, ai është një nga të rinjtë e parë premtues që ka marrë rrugën për në Arabi. Dhe është një lojtar i madh i Realit të Madridit që quan “turp” këtë lëvizje.

Kroos ka nuk hezituar të komentojë me faqen e gazetarit italian, Fabrizio Romano, ku shfaqej lajmi për largimin e Veigas drejt Arabisë.

Toni Kroos ka qenë kundër organizimit të Kupës së Botës në Katar, deri në pikën që u tërhoq nga ekipi gjerman më parë, megjithëse përmendi arsye të tjera bindëse:

“Unë jam plotësisht kundër që Kupa e Botës të luhet në Katar. Zgjedhja e atij vendi është gabim i madh.

Lojtari gjerman kritikoi në atë kohë kushtet e punës së punëtorëve:

“Emigrantët janë të nënshtruar, punojnë pa u lodhur në vapë 50 gradë, vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm, pa ujë të pijshëm dhe në temperatura të çmendura”.

Përveç kësaj, ai foli për mungesën e të drejtave në vendin arab:

“Kushtet e punës janë një gjë, por ka edhe një pikë apo një tjetër, do të them, ka ende, për shembull, që homoseksualiteti në Katar është vepër penale dhe ndiqet penalisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA