Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp foli në konferencën për shtypin para ndeshjes me Nwecastle për të sqaruar pozicionin e klubit për të ardhmen e Mohamed Salah.
Egjiptiani po tundohet nga Al Ittihad, që është gati ta mbulojë me ar, por një javë pas mbylljes së merkatos europiane trajneri gjerman është i qartë për këtë çështje:
“Është e vështirë të flasësh me shtypin për histori për të cilat nuk ka asgjë për të thënë, të paktën nga këndvështrimi ynë. Ai është lojtar thelbësor për ne dhe nuk ka asgjë për të. Dhe edhe nëse do të kishte, përgjigjja jonë do të ishte “jo”.
Sa për të ripërsëritur konceptin, kur u pyet konkretisht për qëndrimin e “Faraonit”, përgjigjja e Kloppit ishte: “100%”.
Kujtojmë se, sipas shtypit saudit, Al Ittihad ka paraqitur një ofertë të pabesueshme prej 200 milionësh për 3 vjet për sulmuesin egjiptian dhe 100 milionë për klubin anglez. /Supersport
Top Channel