Tenisti grek shijon romancën me Badosën në New York

24/08/2023 14:53

Pas turneut Masters në Cincinnati, Stefanos Tsitsipas dhe Paula Badosa janë gati për US Open dhe kanë mbërritur në Nju Jork pak orë më pare.

Në pritje të nisjes së përgatitjeve dhe turneut, tenisti grek dhe partnerja e tij spanjolle, shfrytëzuan rastin për të bërë shëtitjet e tyre të para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Big Apple’ ishte destinacioni i parë i çiftit të tenistëve Tsitsipas-Badosa, të cilët po vijojnë të shijojnë Nju Jorkun, në pritje të nisjes së turneut US Open, i planifikuar për të ngritur siparin më 29 gusht.

Tsitsipas dhe Badosa janë padyshim çifti më i përfolur i tenisit, teksa po shijojnë romancën me njëri-tjetrin, që ka nisur disa muaj më parë. Çifti kaluan pushimet në Dubai, ku nuk ngurruan të ndajnë foto në rrjetet sociale me fansat e shumtë që i ndjekin.

Historia e dashurisë mes Stefanos Tsitsipas dhe Paula Badosa nisi me një mesazh urimi nga lojtari grek për bukuroshen e tenisit spanjoll. Që atëherë, dyshja kanë pushtuar botën e tenisit me mbështetjen e tyre për njëri-tjetrin. Duke qenë se yjet janë marrëzisht të dashuruar, ata nuk po lënë asnjë mundësi për të qëndruar pranë njëri-tjetrit brenda dhe jashtë fushës së tenisit. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA