Struga në kërkim të ëndrrës së madhe. Kampionia e Maqedonisë së Veriut është vetëm një hap larg pjesëmarrjes për herë të parë në histori në fazën e grupeve të një kompeticioni të UEFA-s.
Skuadra e Shpëtim Duros ka prekur fazën play-off duke regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm, por tani tenton realizimin e një objektivi që do të shënonte momentin më të lartë të historisë së këtij klubi.
Skuadra strugane do të matë forcat të enjten në orën 17:00 me kampionen e Islandës, Breidablik. Një kundërshtar i një niveli të afërt me ekipin e Duros, që nuk mund të konsiderohet i pakalueshëm, çka jep besim e shpresë se Struga mund të bëjë mirë dhe ndaj këtij rivali. Pasi kaloi malazezët e Rabotnicki dhe më pas skuadrën nga Luksemburgu të Swift Hesperange, tani në rrugën e tyre janë vikingët islandez.
Në shtëpi, Struga synon që në ndeshjen e parë të marrë maksiumin, që pas një jave të luajë gjithçka për gjithçka, në mënyrë që të vijojë aktivitetin e saj në arënën ndërkombëtare edhe në vjeshtë. Kampionët do të bëheshin i dyti ekip pas Vardarit që marrin pjesë në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.
180 minuta takim me historinë për Strugën, që tani nuk ka asgjë për të humbur. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësinë për të qenë në shkallët e stadiumit, sfida mes Strugës dhe Breidablik do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport.
Top Channel