‘Vetëm edhe një hap larg’/Ja çfarë iu tha Franco Foda futbollistëve të Kosovës pas fitores ndaj Sllovakisë
Në vigjilje të startit të kampionatit, Skënderbeu me anë të njoftimi në faqen zyrtare të klubit njoftoi dy transferimet e fundit të merkatos. Fjala është për Ermir Rashicën dhe Suhel Muharrem.
I pari mbërrin në Korçë nga Trepça 89 teksa luan në rolin e sulmuesit.
19-vjeçari shihet si një element me shumë potencial për të ardhmen. Nga ana tjetër, Muharrem është një tjetër lojtar me tipare ofensive. 21-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Strugës ndërsa është një prodhim i Shkupit. Me Skënderbeun, Muharrem ka firmosur një kontratë trevjeçare.
Kështu, trajneri Ivan Gvozdenovic kompleton edhe më shumë organikën e juglindorëve ndërsa kujtojmë se Skënderbeu e nis kampionatin në transfertën rrogozhinase ndaj Egnatias më datë 26 gusht./ supersport
Top Channel