Forcat shqiptare të zjarrfikëses, të mbërritura në Greqi për shkak të emergjencës nga zjarret, kanë nisur menjëherë nga puna.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si forcat zjarrfikëse shqiptare operojnë në terren për fikjen e zjarreve.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve.

Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe siperfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh. Misioni i tyre përqëndrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë.

Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira”- shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Vendi ku ndodhen zjarrfikësit shqiptarë

Vlen të theksohet se qeveria shqiptare u tregua e gatshme ditën e djeshme për nisjen e forcave zjarrfikëse në Greqi, megjithatë pas disa ulje-ngritjeve në komunikimin mes palëve dhe kthimit njëherë pas të zjarrfikësve shqiptar nga pala greke në Korçë, ministri grek i Mbrojtjes Vassilis Kikilias bëri një hap pas duke kërkuar ndihmën nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive.

Kikilias gjithashtu i telefonoi vetë ministrit Niko Peleshi për të dakorduar nga të dyja palët nisjen e 10 makinave zjarrfikëse, dhe rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA