Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Jarua të Fierit.

Të favorizuara edhe nga era flakët po përhapen me shpejtësi duke u shtrirë në një sipërfaqe të gjerë duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Për neutralizimin e flakëve në ndihmë të zjarrfikësve të Fierit, janë duke shkuar në vatrën e zjarrit edhe zjarrfikëset e Albpetrolit, Patosit e Rroskovecit. Banorët pohojneë se eështë hera e parë që një zjarr i përmasave të tilla ndodh në fshatin e tyre.

Ndërkohë dëgjohen shpërthime të vazhdueshme të fishekëve pasi zona në fjalë para viteve 90 ka qenë repart ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA