United gjen pasuesin e Maguire, 34 milionë paund për ish-in e Barcelonës

23/08/2023 17:29

Mbrojtësi francez, Jean-Clair Todibo është pranë transferimit tek Manchester United. Sipas mediave franceze, lojtari që aktivizohet tek skuadra e Nice në Ligue 1, do t’i kushtojë klubit anglez 34 milionë paund.

23-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez që nga viti 2021 shihet si një alternativë e mirë për zëvëndësimin e mbrojtësit Harry Maguire, e ardhmja e të cilit është e paqartë.

Francezi në sezonin e kaluar është aktivizuar në 34 ndeshje me Nice dhe ka bërë paraqitje pozitive. Ndërsa tani duket se ka ardhur koha që të bëjë hapin e madh në karrierë.

Ish-lojtari i Barcelonës ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2027, megjithatë mundësia për t’ju bashkuar “Djajve të Kuq” mund ta bëjë atë t’i japë lamtumirën klubit që këtë verë, raporton Supersport.

Todibo e nisi karrierën si profesionist tek Toulouse përpara se t’i bashkohej Barcelonës në janarin e vitit 2019, me të cilët luajti në total vetëm 4 ndeshje. Më pas erdhi transferimi tek Nice me të cilët ka bërë në total 104 paraqitje. Lojtari ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Francës deri tek U20.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA