Tashmë është zyrtare, e ardhmja e Bernardo Silvan mbetet Manchester City. Mesfushori e ka zgjatur deri në vitin 2026 kontratën që e lidh me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.
Kontrata e mëparshme e Bernardos ishte deri në vitin 2025, por City ka njoftuar se ai ka vendosur të qëndroi edhe një sezon më shumë.
“Kam kaluar gjashtë vite të pabesueshme te Manchester City dhe jam i kënaqur të zgjas kohën time këtu”, tha Bernardo. “Suksesi i trefishtë sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i veçantë dhe është emocionuese të jesh pjesë e një skuadre ku ka një uri të tillë dhe pasion.
Suksesi të bën të kërkosh më shumë dhe ky klub më jep këtë mundësi për të vazhduar të fitoj. Unë e dua trajnerin, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët dhe shpresoj se mund të ndajmë edhe më shumë kujtime të mrekullueshme në vitet e ardhshme.”
Paris Saint-Germain dhe Barcelona treguan interes për nënshkrimin e 29-vjeçarit, por asnjë ekip nuk iu afrua të bënte një ofertë serioze. City i ofroi përmirësim të pagës, ndaj mori më në fund përgjigje pozitive nga futbollisti./ Super Sport
Top Channel