Klubi arab merkato te Atletico Madrid, kërkon sulmuesin e “Los Colchoneros”

23/08/2023 18:09

E ardhmja e Yannick Ferreira Carrasco duket se do të jetë larg Atleticos së Madrid-it.

Për sulmuesin belg ka shfaqur interes klubi nga Arabia Saudite, Al-Shabab. Lojtari nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të La Ligas me “Los Colchoneros”, teksa në sfidën kundër Real Betis, u zëvëndësua në minutën e 65 pa arritur të lërë shenjë.

Ndërsa për tu vlerësuar është dhe forma e tij fizike, me lojtarin që nuk është në 100%. 29-vjeçari është pjesë e Atleticos që nga viti 2020, kur u rikthye në kryeqytetin spanjoll pas aventurës dyvjeçare në superligën kineze me Dl Yifang.

Tashmë po përflitet për një emigrim tjetër jashtë Europës. Me ligën arabe që tashmë është kthyer në një trend për futbollistët, Carrasco do t’i bashkohej listës së gjatë të lojtarëve që janë transferuar në Saudi Pro league.

Që nga trasferimi i tij në “Wanda Metropolitano”, belgu numëron 101 ndeshje në La Liga dhe 19 gola të shënuar, teksa ka qenë protagonist në fitimin e titullit kampion në sezonin 2020-2021./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA