Al Ittihad ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e parë të kampionatit, por rezultatet e mira nuk po shërbejnë për shuarjen e “zjarrit” në dhomat e zhveshjes.
Nëse pak ditë më parë u zbulua një konflikt në dhomat e zhveshjes për politikën e transfertave, ku përfshihej një i sapoardhur si Jota, tani protagonistë janë si Benzema dhe trajneri Nuno. Siç shpjegon media saudite “Al-Sharq Al-Awsat”, kriza është totale.
Pas një vere plot lëvizje (Benzema, Kante, Fabinho apo Jota), kanë ardhur komplikimet. Problemi tani është se marrëdhënia e Karim Benzemas me Nuno Espirito Santo është shumë e tensionuar… për shkak të trajtimit që ish-lojtari i Realit të Madridit merr nga trajneri portugez.
Nunes e ka bërë të qartë se Benzema nuk i përshtatet stilit të tij të lojës, thonë burime të “Al-Sharq Al-Awsat”, madje Nuno “nuk ka kërkuar nënshkrimin e tij” këtë verë.
Vetë Benzema mësohet se ia ka përcjellë pakënaqësinë për këtë situatë ndërmjetësit që e çoi në Ligën Pro Saudite.
Benzema, i cili ende nuk ka shënuar një gol në kampionat, i kërkuar ndërmjetësuesit që të gjejë “një zgjidhje”.
Veç kësaj, vlen të përmendet një tjetër episod që cituan mediat saudite: Benzema ka kërkuar shiritin e kapitenit, por trajneri vendosi t’ia jepte Romarinhos e më pas Ahmed Sharahilit.
Top Channel