Fitoret “nuk e shuajnë zjarrin”, tension i lartë mes Benzemasë dhe trajnerit të Al Ittiihad

23/08/2023 22:46

Al Ittihad ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e parë të kampionatit, por rezultatet e mira nuk po shërbejnë për shuarjen e “zjarrit” në dhomat e zhveshjes.

Nëse pak ditë më parë u zbulua një konflikt në dhomat e zhveshjes për politikën e transfertave, ku përfshihej një i sapoardhur si Jota, tani protagonistë janë si Benzema dhe trajneri Nuno. Siç shpjegon media saudite “Al-Sharq Al-Awsat”, kriza është totale.

Pas një vere plot lëvizje (Benzema, Kante, Fabinho apo Jota), kanë ardhur komplikimet. Problemi tani është se marrëdhënia e Karim Benzemas me Nuno Espirito Santo është shumë e tensionuar… për shkak të trajtimit që ish-lojtari i Realit të Madridit merr nga trajneri portugez.

Nunes e ka bërë të qartë se Benzema nuk i përshtatet stilit të tij të lojës, thonë burime të “Al-Sharq Al-Awsat”, madje Nuno “nuk ka kërkuar nënshkrimin e tij” këtë verë.
Vetë Benzema mësohet se ia ka përcjellë pakënaqësinë për këtë situatë ndërmjetësit që e çoi në Ligën Pro Saudite.

Benzema, i cili ende nuk ka shënuar një gol në kampionat, i kërkuar ndërmjetësuesit që të gjejë “një zgjidhje”.

Veç kësaj, vlen të përmendet një tjetër episod që cituan mediat saudite: Benzema ka kërkuar shiritin e kapitenit, por trajneri vendosi t’ia jepte Romarinhos e më pas Ahmed Sharahilit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA