Gjatë kësaj merkatoje, Newcastle ka transferuar edhe Sandro Tonalin, Harvey Barnes apo edhe Tino Livramento./ supersport
Lewis Hall është futbollisti më i ri i Newcastle.
18-vjeçari mbërrin tek “qymyrxhinjtë” nga Chelsea nëpërmjet formulës së huazimit me detyrim blerje me vlerën monetare që do të përcaktohet në fundin e sezonit aktual, në lidhje edhe me paraqitjet e lojtarit në skuadrën e re.
Mbrojtësi i krahut të majtë është konsideruar si një nga lojtarët më të talentuar të akademisë së Chelseat, mirëpo njihet si një tifoz i Newcastle preh fëmijërisë. Hall u shpreh mjaft i lumtur për këtë transferim ndërsa shtoi se ndjehet krenar që do të mbajë veshur fanellën e Newcastle.
“Jam shumë krenar që vesh fanellën e Newcastle, unë dhe familja ime jemi tifozë të kësaj skuadre. Është një klub i madh dhe mezi pres që ta nis këtë aventurë. Vitin e kaluar fitova shumë eksperiencë dhe jam rritur shumë si person e si lojtar. Jam i nderuar dhe krenar që jam pjesë e Newcastle, klubit që bëj tifo prej fëmijërisë.
Është shumë emocionuese për mua, këtu ka shumë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Për më tepër do të luajmë edhe në Champions League, janë shumë kompeticionet ku marrim pjesë dhe kam bindjen se skuadra do të bëjë mirë. Shpresoj që të fitojmë edhe trofe”, u shpreh Hall.
Gjatë kësaj merkatoje, Newcastle ka transferuar edhe Sandro Tonalin, Harvey Barnes apo edhe Tino Livramento./ supersport
Top Channel