27/11 22:59
Tijani Reijnders bëri një debutim të shkëlqyer me Milan-in në Serie A, në ndeshjen e javës së parë, që u luajt të hënën në mbrëmje.
Mesfushori, të cilin Milan-i e afroi këtë verë nga AZ Alkmaar, i dhuroi një asist spektakolar Giroud, në golin e parë të “Djallit”, në ndeshjen ndaj Bologna-s.
Megjithatë, 25-vjeçari u tregua vendimtar jo vetëm te asisti, pasi Reijnders, siç raporton faqja e statistikave të futbollit “Opta”, dha 100% të pasimeve të sakta, pra të 28-ta pasimet e tij ishin shumë precise.
Referuar gjithmonë të dhënave të “Opta” një gjë të tillë te skuadra e Milan-it nuk e kishte bërë asnjë mesfushor tjetër që nga sezoni 2004-2005.
Top Channel