Në fillim të kësaj jave raportuam për avionët luftarakë F-16 që Danimarka dhe Holanda i kanë premtuar Ukrainës.
SHBA-ja tregoi se do të miratonte transferimin e avionëve të saj nga palët e treta – dhe tani ajo ka shprehur gatishmërinë për të trajnuar pilotët ukrainas në to.
Amerika do të marrë pjesë në trajnime nëse ka më shumë pilotë sesa mund të përballojë Evropa, tha zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.
Por ajo theksoi se Danimarka dhe Holanda do të “marrin drejtimin në trajnim” dhe ndihma e SHBA ishte e kushtëzuar me tejkalimin e kapacitetit të tyre.
Pilotët ukrainas do të kenë nevojë për “trajnim të rëndësishëm në gjuhën angleze” për të fluturuar me F-16, gjë që do të marrë pak kohë, tha zonja Singh.
Top Channel