Jo vetëm spektakël, finalja mes Alcaraz dhe Djokovic vendos edhe rekorde

22/08/2023 12:31

Finalja e turneut Masters 1000 të Cincinnati Open ishte një nga më spektakolaret në historinë e këtij eventi.

Përballë ishin dy tenistët më të mirë të momentit, Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic. Ai që triumfoi në fund ishte tenisti serb që mposhti në tre sete, 7-5, 6-7, 6-7 numrin një të botës pas plot 3 orë e 50 minutash.

Në këtë formë, kjo finalja u shndërrua edhe në më të gjatën që është zhvilluar ndonjëherë në Cincinnati duke vendosur kështu një rekord të ri për turneun që zhvillohet në tokën amerikane. Sakaq, kjo finale është shndërruar edhe në të tretën finale më të gjatë sa i takon ndeshjeve me tre sete në total, një statistikë kjo që daton nga viti 1990.

Kështu, përveç emocioneve dhe spektakleve, Alcaraz e Djokovic regjistrojnë edhe rekorde të reja në çdo përballje të tyre. Nga gjysmëfinalja e Roland Garros (fitoi Djokovic), te finalja e Wimbledon (fitoi Alcaraz), tani te finalja e Cincinnati ku fitoi Djokovic, të apasionuarit e tenisit presin me padurim takimin e radhës të dyshes së parë të botës.

Dhe, në fakt pritja mund të mos jetë shumë e gjatë duke qenë se nga data 28 gusht deri më 11 shtator në Amerikë do të zhvillohet Grand Slam-i fundit për këtë vit, US Open dhe Alcaraz e Djokovic janë favoritët për t’i shkuar deri në fund turneut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA