Ishte objektiv i Barcelonës, pranon rinovimin e kontratës me kampionët e Premier League-s

22/08/2023 15:50

Mesfushori portugez, Bernardo Silva, më në fund ka pranuar ofertën për rinovimin e kontratës me Manchester City-t.

Sipas të përditshmes katalanase “El Mundo Deportivo”, 29-vjeçari i ka thënë po ofertës së pronarëve të klubit për zgjatjen e kontratës që skadon në 30 janarin e 2025-ës.

Portugezi ishte objektiv madhor i Barcelonës këtë merkato vere, teksa më herët i morën Ilkay Gundogan. Ndonëse Silva u tundua nga katalanasit, në fund vendosi që të qëndronte në Angli.

Trajneri Pep Guardiola, pak ditë më parë shprehu dëshirën për rinovimin me senatorët e ekipit, ku përfshiheshin emra si: Kyle Walker dhe Bernardo dhe duket se dëshira e teknikut spanjoll po realizohet.

Në këtë mënyrë shuhen zërat e merkatos për mesfushorin, i cili do ta vazhdojë aventurën te Manchester City, me “qytetarët” që do të kërkojnë ta përsërisin suksesin e sezonit të kaluar./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA