Greqia përjeton orët e ferrit! Banorët në ndihmë të zjarrfikëseve për të vënë nën kontroll flakët

22/08/2023 18:06

Situatë tragjike me pamje tepër të rënda janë ato mbërrijnë minutë pas minute nga Greqia, ndërsa vendi fqinj po përjeton orët e ferrit.

18 trupa të djegur, që dyshohen të jenë të emigrantëve, u gjetën të martën në një zonë rurale në Greqinë veriore ku zjarret e dala jashtë kontrollit, të favorizuara edhe nga era e fortë, vijojnë të djegin gjithçka gjejnë para për të katërtën ditë radhazi, tha brigada e zjarrfikësve.

Nga pamjet e siguruara për Top Channel nga korrespodenti ynë Artur Bibe shihet qartë se si zjarret masive djegin banesat, ndërsa banorët vendas përpiqen me gjithçka munden për ndihmuar forcat zjarrfikëse për të vendosur nën kontroll flakët.

Zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopios tha se rreziku i zjarrit mbetet i lartë në ditët në vijim.

56 zjarrfikës mbërritën në Greqi të martën nga Rumania dhe Athina priste ndihmë të mëtejshme nga Republika Çeke, Kroacia, Gjermania dhe Suedia me 64 zjarrfikës të tjerë, 19 makina zjarrfikëse, shtatë avionë dhe një helikopter, tha brigada e zjarrfikësve.

Disa komunitete në rajonin e Evros janë evakuuar pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve të reja mbetet i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA