Situata ka qenë kritike prej vitesh. Franz Beckenbauer nuk është mirë, ai ka probleme të ndryshme shëndetësore. Lothar Matthäus foli për shëndetin e legjendës për transmetuesin gjerman Rtl:
“Ne dëshirojmë që ai të kthehet Beckenbaueri i vjetër, plot energji. Ne i urojmë të ketë shëndetin më të mirë të mundshëm. Shpresojmë që të bëhet më mirë, ai vetë ka thënë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë. Për momentin nuk e ka. Nuk është shumë mirë. Le të shpresojmë që rruga të shkojë në drejtim të kundërt”.
Javët e fundit Beckenbauer, trajneri i kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në Itali në vitin 1990, nuk mori pjesë në një takim për arsye shëndetësore. “Kaiseri”, i cili do të mbushë 78 vjeç më 11 shtator, u desh të dorëzohej për shkak të problemeve shëndetësore.
Në fund të fundit, Beckenbauer prej vitesh nuk është mirë: në 2016 dhe 2017 ai bëri dy operacione në zemër:
“Kam disa probleme shëndetësore për disa kohë dhe kjo dihet – tha në atë kohë -. Kohët e fundit shkova në një klinikë të specializuar sepse më kishin diagnostikuar një problem të qarkullimit të gjakut në sy. Kam pasur një infarkt okular. Nga syri im i djathtë shoh pak ose aspak. Kështu që mos u zemëroni nëse nuk ju shoh,” – do të deklaronte në atë kohë, raporton Supersport. Tani alarmi është ngritur nga Lotthar Matthäus.
Top Channel