Chelsea bëhet me portier të ri, “Blutë e Londrës” transferojnë një serb nga Amerika

22/08/2023 10:42

Klubi i Chelseat mbylli bashkëpunimin këtë merkato me portierët Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy, teksa firmosën me Robert Sanchez nga Brighton.

Megjithatë, për të pasur më tepër garanci përgjatë sezonit, drejtuesit anglezë janë pranë firmës edhe me një tjetër gardian. Chelsea ka përzgjedhur nga kampionati amerikan i MLS, serbin e New England Revolution (skuadra ku aktivizohet Giacomo Vrioni), Djordje Petrovic.

23-vjrçari pritet të mbërrijë të mërkurën në Londër për të kryer vizitat mjekësore, e në rast se gjithçka shkon sipas parashikimeve, do të firmosë një kontratë shtatëvjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2030. Në kontratë do të jetë i përfshirë edhe opsioni për ta zgjatur bashkëpunimin me një tjetër vit, deri në 2031-shin.

Sa i takon shifrës së transferimit të serbit, klubi i New England Revolution do të përfitojë 17.5 milionë dollar, plus 2.2 milionë dollarë të tjerë në formën e bonuseve. Me nënshkrimin e Petrovic, organika e Chelseat plotësohet edhe më tepër e kështu tekniku Pochetino do të ketë mundësinë e përzgjedhjes për të vendosur numrin një mes shtyllave pasi për momentin Robert Sanchez ishte alternativa e vetme./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA