Zjarr në një pjesë të masivit pyjor në Arrzë, në afërsi të piramidës numër 9, në kufi me Greqinë.

Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që mëngjesin e sotëm është vënë nën kontroll dhe fikur nga ana e forcave zjarrfikëse dhe punojës të emergjencave në Bashkinë e Kolonjës, por vetëm para pak minutash zjarri është riaktivizuar, për shkak të temperaturave të larta.

Terreni është tejet i vështirë, çka e bën të pamundur arritjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin ku ka rënë zjarri, ndaj po punohet me mjete rrethanore për vënien përsëri në kontroll të flakëve dhe fikjen totale të tij.

Sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 5 hektarë, kryesisht shkurre, Ah,Dushk dhe Pisha.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA