Struga, kampione në fuqi e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut pëson një humbje të papritur 1-2 në shtëpi përballë Brera Strumicës në kuadër të javës së tretë.
Vetëm pak ditë para ndeshjes së parë të play off-it ndaj skuadrës islandeze, Breidablik, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro lëshoi terren në këtë start sezoni, duke u renditur në vendin e tetë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Sa i përket sfidës së sotme, Struga e pësoi golin e parë në minutën e 26-të nga Krstevski, për të ardhur më pas te goli i barazimit i realizuar nga Ibraimi në minutën e 53-të.
Në minutat në vazhdim Struga nuk ia doli të shënonte golin e fitores, përkundrazi pësoi golin e dytë, që mban firmën e Vrdoljak, në minutën e 71-të.
Top Channel