“Pavard plotëson çdo kriter”, Marrota: Lukaku? Tani më mërzit vetëm i nxehti!

21/08/2023 14:55

Inter e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme teksa fituan ndeshjen hapëse të Serie A ndaj Monzas me rezultatin 2-0.

Megjithatë, organika e trajnerit Simone Inzaghi ka ende nevojë për t’u plotësuar dhe së fundmi, drejtori sportiv Beppe Marotta flet hapur dhe pa “doreza”. Marotta thekson se Interi është në një pozitë të favorshme për të nënshkruar me Benjamin Pavard nga Bayern Munich, ndërsa rreth temës së Lukakut shtoi se ai tashmë nuk zhgënjehet më nga ajo që ndodh në merkato.

“Jemi në një pozitë të favorshme për të nënshkruar me Pavard, por më prisni që ta deklaroj zyrtarizimin e tij në një intervistë. Inter duhet të ketë objektiva maksimal dhe Pavard plotëson çdo kritiker të klubit tonë.

Organika duhet të ketë balancën e duhur mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë, nuk mund të fitosh vetëm me të rinjtë. Tani jam duke përjetuar merkaton time të 47-të, në këtë moment futbolli italian është ndryshe nga vitet 2000. Atëherë, klubet italiane mund të bënin goditje të mëdha, ndërsa tani duhet të shfrytëzojnë mundësitë. Askush nuk shpenzon dot 200 milionë euro.

Lukaku? Në moshën time nuk ka më zhgënjime nga merkato, tani më shqetëson vetëm i nxehti. Tani ka ndryshuar merkato sepse në mes janë edhe agjentët të cilët në disa raste i udhëzojnë gabim lojtarët. Jetojmë në një botë ku fjalët ndryshojnë ditë pas dite. Lukaku bëri zgjedhjen e tij dhe ne bëmë tonën. Tani atij i janë mbyllur shumë dyer dhe nuk besoj se do të rikthehet në Itali”, u shpreh Marotta. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA