Fitore e pastër e Juventusit në javën e parë të Serisë A.
Bardhezinjtë mposhtën thellë 0-3 Udinesen, duke e vulosur suksesin që në pjesën e parë me golat e Chiesas, Vlahovicit dhe Rabiot. Juventusit i mjaftuan më pak se dy minuta lojë për të zhbllokuat sfidën me Udinesen në Friuli.
Një gabim në qarkullimin e topit në fazën mbrojtës i kushton rëndë skuadrës vendëse: topin shkon në këmbët e Chiesas, që godet fuqishëm, rrafsh me tokën, nga jashtë zonës, duke tundur rrjetën, 1-0.
Bardhezinjtë thelluan epërsinë me Vlahovic në minutën e 20-të, falë një penalltie të akorduar për prekje të topit me dorë, 0-2. Juvetusi mbyll illogaritë me Udinesn që në fundin e pjesës së me parë, kur Rabiot realizoi golin e tretë.
Top Channel