Me pamjen dhe klimën e fjordeve skandinave, Liqeni i Komanit është një strehë e cila të dhuron një paqe të brendshme.

I vendosur mes maleve të mbuluara me gjelbërim dhe i ndërtuar në vitin 1985 për t’i dhënë energji Shqipërisë, sot ky liqen është kthyer në një prej destinacioneve më të kërkuara turistike në vendin tonë.

“Po e shijojmë shumë dhe po me pëlqen. Është shume i bukur. U nisem nga Tirana dhe tani jemi këtu në Koman. Një mik i imi, e vizitoi  para një muaji dhe ma sugjeroi prandaj vendosa të vij nga Spanja së bashku me familjen time dhe ta shikoj nga afër”, tha një turiste.

“Fantastik ! Një liqen shumë i bukur. Po kërkoja në internet si të shkoj nga Valbona në Tiranë dhe një person më sugjeroi në telegram që të kaloj përmes Komanit. Pastaj kërkova në Youtube dhe ishte gjithçka si në përralla”, u shpreh një turist tjetër.

Operatoret turistik të cilët kanë shtuar investimet dhe kapacitetet akomoduese, thonë se këtë vit, kryesojnë turistet spanjoll .

Udhëtimi përgjatë liqenit nga Komani deri në Fierzë zgjat më pak se tre orë dhe konsiderohet si një nga përvojat më unike  të udhëtimeve në Shqipëri!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA