Sevilla zyrtarizon pasuesin e Bono, firmos me portierin norvegjez

20/08/2023 14:33

Sevilla, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar nënshkrimin me portierin 32-vjeçar, Orjan Nayland, i cili vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me gjermanët e Leipzig.

Klubi andaluzian ka gjetur menjëherë zëvëndësuesin e Yassine Bounou, i cili u transferua tek arabët e Al-Hilal për 21 mln euro.

Portieri norvegjez është aktivizuar më parë në Angli me klube si: Aston villa, Norwich, Bournemouth dhe Reading. Ndërsa sezonin e fundit e kaloi në Bundesligën gjermane tek RB Leipzig. 32-vjeçari në sezonin e fundit ka luajtur vetëm 3 ndeshje me klubin gjerman, teksa mbante statusin e zëvendësuesit të portierit hungarez Peter Gulacsi, ndërsa tani ka mundësinë për të luajtur më shumë.

Norvegjezi ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur më fituesit e Europa Leagues deri në qershorin e vitit 2024. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA