27/11 22:59
E ardhmja e Marco Verratti-t duket gjithmonë e më larg Paris Saint-Germain.
Mediet italiane raportojnë se Nasser Al-Khelaifi ia ka bërë të qartë lojtarit që nuk është më në planet e parisienëve, ndërsa e ka nxjerrë në shitje mesfushorin.
PSG-ja e ka bërë më të qartë qëndrimin ndaj Verratti-t duke e përjashtuar nga ndeshja kundër Toulouse, që zhvillohet këtë të shtunë.
Ndërkohë në listë e ndeshjes janë afrimi i ri, Ousmane Dembele, si dhe Kylian Mbappe, i cili u rikthye në skuadër pak ditë më parë./ SuperSport
Top Channel