Al-Nassr e ka nisur shumë keq sezonin e ri në kampionatin e Arabisë Saudite.
Skuadra e Cristiano Ronaldos ka humbur dy takimet e para dhe trajneri Luis Castro po pret të tjera përforcime.
Dhe dhurata e radhës nga merkato do të vijë nga Portugalia. Bëhet fjalë për Otavion, mesfushorin e avancuar të Portos dhe kombëtares luzitane.
28-vjeçari i lindur në Brazil, do të transferohet në Arabinë Saudite. Shtypi portugez shkruan se Al-Nassr ka vendosur të paguajë 60 mln euro për kartonin e tij. Aq sa është edhe klauzola.
Dy klubet kanë arritur marrëveshjen finale dhe po negociojnë vetëm për këstet e pagesave. Otavio do të shndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e “Dragonjve të Oportos”.
Duke parakaluar mbrojtësin Eder Militao, i cili u transferua te Reali i Madridit për 50 mln euro. Otavion e pret një kontratë 3-vjeçare tek Al-Nassr, nga e cila do të përfitojë në total plot 40 mln euro.
Top Channel