Kujtojmë se aventura e fundit e Henry si trajner i parë daton katër vite më parë kur ishte në krye të skuadrës kanadaze të Montreal Impact, ndërsa më herët ish-sulmuesi kishte provuar edhe një aventurë te Monaco./Supersport
22/11 22:35
Thierry Henry pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Francës U21.
Legjenda e futbollit francez është aktualisht pa impenjime teksa mbylli bashkëpunimin me Belgjikën, aty ku ishte pjesë e stafit të trajnerit Roberto Martinez.
Nga ana tjetër, edhe pankina e Francës U21 është e lirë duke qenë se nga ky rol u shkarkua Sylvian Ripoll pas një europiani të dobët me “Gjelat” që u eliminuan në çerekfinale nga Ukraina. Në këtë formë, Federata ka menduar t’i besojë Henry rolin për të edukuar brezat e rinj, teksa detyra kryesore e 46-vjeçarit do të jetë përgatitja e ekipit për Olimpiadën e vitit 2024 që do të zhvillohet pikërisht në Paris.

Top Channel