Angli/ Djegia e Margarit Xhindit në shtëpinë e barit, shqiptari transplant flokësh që t’i shpëtonte arrestimit

19/08/2023 13:58
Viktima Margarit Xhindi

Dy shqiptarë të arrestuar pas tre vitesh në arrati që nga ngjarja e rëndë në një “shtëpi bari” që i mori jetën bashkatdhetarit të tyre janë dënuar dje nga një gjykatë britanike.

Gjykata e Wolverhampton në Angli rrëzoi akuzat për vrasje nga pakujdesia ndaj Mariglen Nelës dhe Ymer Xhindit për vdekjen e vëllait të këtij të fundit, Margarit Xhindi, tre vite më parë.

Margarit Xhindi, baba i tre fëmijëve vdiq tragjikisht teksa shtëpia e tyre e barit mori flakë në zonën Brierley Hill, ku shqiptarët kishin ngritur një “biznes” me vlerë 369,000 £, shkruajnë mediat britanike.

Zjarri vdekjeprurës në Brierley Hill i mori jetën vëllait të Ymer Xhindit, Margarit Xhindit, i cili u gjet përkrah Nelës i bllokuar në një dhomë të mbyllur në shtëpinë e barit. Policia e futi Nelën në një hotel në Birmingham përpara intervistës së tij me oficerët, por ai u arratis.

Për t’i shpëtuar policisë, Nela kishte bërë një ‘transplant të shtrenjtë flokësh’ në Londër, u tha në Gjykata. Ai u kap kur oficerët ndaluan nga kontrolli rutinë në automjetin që ai po drejtonte në Ilford më 9 dhjetor të vitit të kaluar. Edhë vëllai i viktimës u kap në muajin prill të vitit të shkuar.

Prokurorët pretenduan se Ymer Xhindi, 43 vjeç dhe Nela, 33 vjeç, ishin përgjegjës për vdekjen e Margaritit dhe u akuzuan të dy për vrasje.

Por dje, të dënuarve iu tha se akuza e rëndë ishte hequr për shkak të mungesës së provave. Në vend të kësaj, ata të dy u dënuan për prodhimin e kanabisit dhe u burgosën me nga një vit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 qershor të vitit 2020, rreth orës 19:20. Shërbimi i Zjarrfikësve të Ëest Midlands u thirr në Premier Trading Estate në Leys Road. Nga brenda magazinës mund të shihej tymi, me pesë ekuipazhe që mbërritën në vendngjarje në më pak se 10 minuta.

Zjarrfikësit u përpoqën të hapnin me forcë grilat, por vunë re se drynat ishin vendosur në pjesën e jashtme dhe të brendshme të njësisë. Një mur ishte vendosur gjithashtu pas grilave, me një kamion që bllokonte hyrjen e mëtejshme, shkruajnë mediat britanike.

Babait të tre fëmijëve Margaritis Xhindi iu dha ndihma në vendngjarje dhe më vonë vdiq. Aty zbuluan gjithsej 560 bimë kanabisi, me një rendiment maksimal të mundshëm prej 45 kg – me vlerë deri në 369,000 £. Energjia elektrike ishte përshtatur për të siguruar energji për një ‘sasi të jashtëzakonshme ngrohjeje, ndriçimi dhe ajrimi’. Një dhomë e vogël në pjesën e pasme të njësisë – ku u gjetën Nela dhe Margaritis Xhindi – përmbante dy krevate, si dhe sende personale, ushqime dhe ambiente gatimi.

Ndërtesa ishte lënë me qira nga pronari që nga nëntori 2019. Në janar 2020, ajo ishte shndërruar në një fermë kanabisi ‘të një shkallë të madhe tregtare’. Pagesat e qirasë janë bërë edhe nga një person i katërt, i cili mbetet në arrati.

Ekspertët e zjarrfikësve nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e saktë të zjarrit, por dyshojnë se zjarri ka nisur nga një defekt në sistemin e ndriçimit që ishte vendosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA