Amerikania zhvendoset 6000 km për t’u martuar me britanikun e njohur online (fotot)

19/08/2023 18:16

Katlyn e Curtis kishin folur për shtatë muaj para se të takoheshin për herë të parë në Liverpool në veriperëndim të Anglisë.

Nëna e një djali të vogël u zhvendos 4,000 milje për t’u martuar me burrin që kishte njohur në rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit.

Katlyn Conroy, nga Kansas, SHBA nisi të përdorte rrjetet e njohjeve të reja duke kërkuar miqësi, pasi kishte dalë nga një marrëdhënie abuzive. Muzikantja 34-vjeçare ishte përshtatur sipas interesave të saj nga rrjeti, me 28 vjeçarin Curtis Cowpland nga Anfield.

Katlyn e Curtis u afruan shpejt duke folur për orë të tëra në rrjet derisa u takuan disa muaj më vonë kur Katlyn erdhi me avion në Liverpool për ta takuar.

Katlyn tha në një interviste me rrjetin britanik ECHO: “Gjatë kohës së izolimit kisha mbetur e vetmuar dhe kisha nevojë të flisja me dikë, kërkoja më shumë një shok për të këmbyer letra ose që t’i shkruaja. Unë e bëja të qartë për njerëzit që jam në Kansas, dhe kërkoja vetëm miqësi. Por tani kam një bashkëshort dhe shkojmë shumë mirë”.

Në vizitën e saj Katlyn bëri një turne të plotë të qendrës historike të Liverpool në korrik 2021. Curtis më pas shkoi të takonte Katlyn në Kansas, kur dhe i propozoi.

Katlyn tha: “Fillimisht ne nuk kishim shumë pritshmëri, thjesht ishim mirë me njëri-tjetrin dhe e lamë të shikonim sesi do të shkonte”.

“Kur ai erdhi të më vizitonte në dimër, filluam të flisnim shumë, dhe çuditërisht në fund të vizitës ai më propozoi, nuk kisha nevojë të mendohesha shumë, i thashë po”.

“Rashë në dashuri me dashamirësinë e tij, mungesën e paragjykimit dhe sesa e sigurtë ndjehesha pranë tij”, thotë gruaja.

Çifti u martuan në Toronto, Kanada, para se Katlyn u vendos në Liverpool me djalin e saj tre-vjeçar Colm në mars të ketij viti.

Curtis tregon: “Kishte diçka vendosmëria e saj, ndershmëria dhe kurajo. Gjithsesi kur nisëm të flisnim nuk e imagjinonim se pas tre vitesh do të ishim këtu”.

“Më pëlqeu shumë t’i rrëfeja historinë e pasur të qytetit tonë dhe të ndaja kulturën time me Colm. Jam krenar që jam nga Liverpool dhe aq më shumë që ajo zgjodhi që të vendoset këtu”.

Katlyn është një kantautorë me një  karrierë modeste muzikore prej dy dekadash, gjatë së cilës ka publikuar disa këngë dhe ka luajtur me artistë e grupe si ‘Florence and the Machine’ apo Daniel Johnston.

“Edhe nga vij unë kishin shumë art e muzikë si këtu. Liverpool është i ngjashëm madje ka shumë më tepër gjelbërim se në Shtetet e bashkuara”, thotë gruaja.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA