Al-Nassr “bie” edhe në javën e dytë të kampionatit, me skuadrën e Castro-s që u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Al-Taawon.
Pavarësisht faktit që vendasit zbriten në fushën e lojës me shumë “yje”, duke nisur nga Ronaldo, Mande, Brozovic apo edhe Fofana, Al-Nassr nuk kishte ritmin e duhur për të shmangur humbjen e dytë radhazi në kampionat që në fund u prit si një katastrofë e vërtet nga tifozët.
Pjesa e parë prodhoi golin e parë, me Tawamba,i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të dhe pavarësisht përpjekjeve të Ronaldos dhe Manes, rezultati nuk ndryshoi.
Në fraksionin e dytë, vendasit dominuan, por portieri Malison ishte i pakalueshëm.
Në fund, në kohën shtesë, Sadio Mani gjeti golin por pozicioni I tij ishte I parregullt dhe pikërisht nga ky moment përfituan miqtë, të cilët ideuan golin e dytë ne minutën e 96-të me autor Bahusayn.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët ishin maksimalisht të irrituar dhe madje një pjesë e tyre edhe brohoritën “Messi, Messi”, diçka e cila irritoi në maksimum portugezin Cristiano Ronaldo dhe tashmë situate nuk duket e qetë.
Dy ndeshje, dy humbje dhe tani Al-Nassr spostohet në fundin e klasifikimit me 0 pikë, ndërsa Al-Taawon shkon në kuotën e katër pikëve.
Top Channel