Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjadër të Lezhës.

Gazetarja Brixhilda Deda, bën me dije për Top Channel se është plagosur 24-vjeçari Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës, ndërsa autori është Gabriel Marku.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë në këmbë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Endë nuk dihet autori as motivi i ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë.

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel