Bayern Munich e nisi me “këmbën e mbarë” sezonin e ri të Bundesliga, ndërsa Harry Kane bëri një debutim ëndrrash në transfertën ndaj Werder Bremen.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë fituan me “poker” me takimin që u zhbllokua që në minutën e katërt.
Në një kundërsulm model, pas asistit perfekt nga ana e Kane, Sane gjeti rrjetën dhe u dhuroi avantazhin miqve.
Me minutën e 9’ vendasit tentuan të kundërpërgjigjeshin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës me Fullkrug, megjithatë ai gol u anulua për “offside”, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.
Në fraksionin e dytë bavarezët vijuan me sulmet dhe i asistuar nga Davies, në minutën e 75’ Kane e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij si dhe njëkohësisht vulosi dhe debutimin e tij.
Në minutën e 90’ ishte po Sane ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke e çuar rezultatin në 0-3, ndërsa në fund në minutën e 94’ Tel realizoi golin e katërt dhe bëri “poker” për Bayern Munich, me sfidën që u mbyll me rezultain 0-4.
Bayern Munich kryeson renditjen me tre pikë, ndërsa Werder Bremen pozicionohet në vend të fundit me zero pikë./ Supersport
Top Channel