Një grua e re që u gënjye duke e bërë të besonte se ishte në një lidhje të fshehtë me një aktor simpatik të rrjetit Netflix ka pranuar se fundmi se është mashtruar në rreth $10,000 dhe la burrin e saj për të qenë me të.
McKala, nënë e vetme nga Kentucky, tregon në videot e saj në rrjetin Youtube se për një vit besonte se po shkëmbente mesazhe romantike me aktorin bukurosh australian Dacre Montgomery, i cili ka luajtur rolin e Billy Hargrove në serialin ‘Stranger Things’.
Gruaja ishte dhe vetë një aktore amatore dhe producente, prandaj ishte e gatshme të bënte çdo gjë për të qenë me të, edhe pse nuk e kishte takuar kurrë personalisht, madje as nuk kishte folur ndonjëherë në telefon.
Kështu që ajo la burrin dhe nisi t’i dërgonte të panjohurit misterioz dhurata prej mijëra dollarësh, derisa nisi të dyshonte për realizmin e lidhjes së tyre dhe kërkoi ndihmë në rrjetin e YouTube për sensibilizimin e marrëdhënieve të tilla, “Catfished”.
McKala shpjegonte se ishte njohur me të dashurin e saj imagjinar kur kishte probleme me të shoqin dhe u bashkua në një forum artistësh online, për të diskutuar me tjerë të tjerë “kreativë” siç e konsideronte veten.
Ajo tregon se nisi të bisedonte me një të panjohur interesant që mbante një emër përdoruesi, por pretendonte se ishte në fakt Dacre — një nga aktorët e saj të preferuar.
“Unë zakonisht jam dyshuese por ai nisi të bënte gjera që më bënë të besoj se ishte ai që thoshte se ishte”.
Dacre i jetës reale është i fejuar me modelen Liv Pollock prej vitesh, prandaj personi me të cilin gruaja fliste pretendonte se “çifti ishin të palumtur prej kohësh”.
“Ai më tregonte të gjitha pakënaqësitë që kishte me partneren, duke thënë se ajo e kontrollonte dhe nuk e linte të bënte gjërat që donte të bënte, dhe unë e simpatizoja sepse kjo më kishte ndodhur dhe mua me ish-bashkëshortin”, thotë ajo.
Pas disa muaj bisedash ai që McKala njohtë si ‘Dacre’ pranoi se kishte ndjenja për të dhe donte që ajo të ishte e dashura e tij.
Vajza tregon: “Ai më tha se duhet ta mbaja të fshehtë pasi ishte ende zyrtarisht me të dashurën Liv”.
McKala shtonte se i dashuri online i tha se ishte ndarë me Liv prej gjashtë muajsh, por rrinin teknikisht ende bashkë për sy të shoqërisë.
Ajo kishte kontrolluar faqet e personave realë në Instagram dhe vërejti se nuk kishin foto romantike së bashku, çka bëri të besonte se gjithçka ishte reale.
Grupi i vëzhguesve te Youtube paralajmëroi McKala se 1 vit pa folur në telefon me dikë është shumë gjatë, por ajo u justifikua duke thënë se e dashura e tij ishte shumë “kontrolluese”.
‘Dacre’ më pas i kishte dhënë asaj një ultimatum, duke i thënë se duhet të ishte ose me të, ose me burrin e saj, dhe ajo zgjodhi të parën.
Më pas erdhën kërkesat për ndihmë financiare, kur gruaja nuk hezitoi dhe nisi t’i dërgonte dhurata $100, $200 të cilat në total, McKala thotë se arrinin në $10,000.
Ai thoshte se kishte nevojë për paratë pasi e dashura kontrollonte financat e tij, por grupi i analistëve të mashtrimit ‘Catfished’ nuk e besonin.
Ata zbuluan se aktori i vërtetë fitonte $150,000 per çdo episod të serialit Stranger Things, dhe se nuk kishte prova se Dacre ishte ndarë nga e dashura e tij Liv.
Ata zbuluan se ai i kishte dërguar McKala një dokument të rremë, që përputhej me të tjerë me të njëjtën firmë online.
McKala u zemërua për faktin se ishte gënjyer por ishte mirënjohëse që mësoi të vërtetën për lidhjen e saj.
“Dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura”, pranoj ajo duke shtuar se u mashtrua prej traumës së saj personale.
“Kur je me dikë dhe ke frikë nga braktisja kërkon t’i kënaqësh të gjithë sepse je e varur … këta mashtrues i njohin sjelljet dhe me këtë përfitojnë”, shton ajo.
Top Channel