Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinit, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje Renatoja nga Prizreni dhe Marko nga Beogradi, po studiojnë së bashku dhe po performojnë përkrah njëri-tjetrit.
Ata së bashku me 70 të rinj të tjerë nga i gjithë Ballkani dhe nga Italia e Rumania, janë pjese e edicionit të 7-të të “Rrok Akademy”. Iniciativa e shoqatës Kulturore Rrok Jakaj, me disa nga artistet shqiptare me të njohur në Evropë, ka si qellim, trajnimin e të rinjve dhe rritjen e artistike të tyre.
“Shumë mirë. Qyteti është i bukur dhe ne po ja kalojmë mirë. Unë jam nga Serbia, nga një qytet afër Beogradit dhe së bashku me shokët e mi po mësojmë shumë gjëra të reja për muzikën. Falë profesorëve, kam fituar qetësinë e duhur kur performoj para të tjerëve.”- shprehet Marko Zujovic, student nga Serbia
“Kam takuar këtu shume njerëz nga Rumania, Italia, Kosova, Serbia me të cilët punojmë së bashku dhe është një eksperience shume e bukur. Kemi mësuar të performojmë më mirë sepse profesor Bardhi është i jashtëzakonshm dhe ka shume durim me ne.”- Ivan Kaljevic, student nga Mali i Zi.
“Profesor Bardh Jakova, i pari shqiptar i diplomuar për fizarmonike në Itali dhe drejtori artistik Florian Jakaj, kujtojnë se qëllimi i “Rrok Akademy” është edukimi i të rinjve me muzikën e mirë.”-shprehet Renato Sakica, student nga Kosova.
5 masterclasset e “Rrok Akademy” zhvillohen në kuadër të Shkodra Jazz Festival, i cili përgjatë gjithë muajit Gusht do të zhvillojë në Shkodër, koncerte me rryma të ndryshme muzikore.
Top Channel