Renatoja nga Prizreni dhe Marko nga Beogradi, po studiojnë së bashku dhe po performojnë përkrah njëri-tjetrit.
Ata së bashku me 70 të rinj të tjerë nga i gjithë Ballkani dhe nga Italia e Rumania, janë pjese e edicionit të 7-të të “Rrok Akademy”. Iniciativa e shoqatës Kulturore Rrok Jakaj, me disa nga artistet shqiptare me të njohur në Evropë, ka si qellim, trajnimin e të rinjve dhe rritjen e artistike të tyre.
“Shumë mirë. Qyteti është i bukur dhe ne po ja kalojmë mirë. Unë jam nga Serbia, nga një qytet afër Beogradit dhe së bashku me shokët e mi po mësojmë shumë gjëra të reja për muzikën. Falë profesorëve, kam fituar qetësinë e duhur kur performoj para të tjerëve.”- shprehet Marko Zujovic, student nga Serbia
“Kam takuar këtu shume njerëz nga Rumania, Italia, Kosova, Serbia me të cilët punojmë së bashku dhe është një eksperience shume e bukur. Kemi mësuar të performojmë më mirë sepse profesor Bardhi është i jashtëzakonshm dhe ka shume durim me ne.”- Ivan Kaljevic, student nga Mali i Zi.
“Profesor Bardh Jakova, i pari shqiptar i diplomuar për fizarmonike në Itali dhe drejtori artistik Florian Jakaj, kujtojnë se qëllimi i “Rrok Akademy” është edukimi i të rinjve me muzikën e mirë.”-shprehet Renato Sakica, student nga Kosova.
5 masterclasset e “Rrok Akademy” zhvillohen në kuadër të Shkodra Jazz Festival, i cili përgjatë gjithë muajit Gusht do të zhvillojë në Shkodër, koncerte me rryma të ndryshme muzikore.
Top Channel