Lëvizja për njerëzit obezë, stilistja braziliane: Paragjykimet pengojnë krijimin e veshjeve për të shëndoshët

16/08/2023 12:26

Duke sfiduar stereotipin e ngushtë të botës së modës për bukurinë, stilistja braziliane Amanda Momente pozon me vetëbesim për kamerën, duke veshur etiketën e veshjeve që ajo themeloi, pasi nuk arriti të gjente opsione të tjera që i përshtateshin.

“Të gjithë i thonë një personi të shëndoshë të shkojë në palestër, por askush nuk pyet nëse ka një veshje për të veshur, kështu që mendoj se Brazili ka ende shumë paragjykime, njerëzit e shëndoshë janë më shumë se 66% e popullsisë dhe ne duhet të lutemi që të kemi rroba për të veshur. Unë kam një markë fitnesi, por sa marka fitnesi ka për një trup që konsiderohet standard? Do të doja të vishja edhe gjëra të tjera, jo vetëm markën time, por shpesh nuk gjej rroba, kështu që ka shumë për të përmirësuar, por tashmë shohim një lëvizje”, u shpreh influencuesja Amanda Momente.

Më shumë se gjysma e të gjithë të rriturve në Brazil janë mbipeshë, por Momente është pjesë e një lëvizjeje në rritje të sipërmarrësve, aktivistëve dhe modeleve që janë të ngopur me industrinë e modës që ata thonë se nuk i plotëson nevojat e tyre dhe i turpëron për trupin e tyre.

“Unë besoj se është një fatfobi e pastër dhe e thjeshtë e tregut, shumë marka preferojnë të mos fitojnë para në këtë treg sesa të shohin markën e tyre, emrin e tyre të lidhur me njerëzit e trashë, e cila për të gjithë shoqërinë, për gjithë këto dekada ka qenë e lidhur me trupa të sëmurë, të shëmtuar, të paaftë”, u shpreh organizuesja e panairit të veshjeve ‘Plus Size’, Flavia Durante.

“Kam vështirësi. Unë vesh madhësinë 50 dhe ende gjej disa gjëra herë pas here. Nuk është prioriteti im të blej në qendrat tregtare, por nga madhësia 56 ose 58 lart është pothuajse e pamundur të gjesh”, ka thënë Franciellen Carneiro , gazetar dhe klient i panairit të veshjeve ‘Plus Size’.

“Nuk ka veshje për madhësinë tonë për shkak të fatfobisë, sepse njerëzit besojnë se ne nuk meritojmë të vishemi mirë, apo edhe thjesht te vishemi, nuk e meritojmë as të ekzistojmë”, ka thënë një profesor i sociologjisë Manu Jimenez.

Obeziteti është një problem në rritje në të gjithë botën. Veshja është një nga problemet që shkaktohet nga paragjykimet mbi shumicën dërmuese të njerëzve.

Top Channel