Polonia organizon paradën më të madhe ushtarake në disa dekada në Varshavë (fotot)

15/08/2023 19:21

Rreth 2,000 ushtarë, 200 mjete të blinduara, rreth 100 avionë e helikopterë bënë paradë sot në qendër të Varshavës për atë që autoritetet quanin Dita e Forcave të Armatosura.

Kritikët gjithsesi argumentonin se demonstrimi forcës vjen në një kohë tensionesh te aleances se NATO me Rusinë prej konfliktit të rëndë ndërkombëtar në Ukrainë.

Kjo është parada më e madhe ushtarake në disa dekada që Polonia mban mes tensioneve në kufirin e aleancës së NATO-s me aleatin kryesor rus Bjellorusinë.

Me kërkesë të aleancës, Polonia ka shtuar vitet e fundit shpenzimet në pajisje mbrojtjeje, sidomos pas luftës së Rusisë në Ukrainë, si dhe ka shtuar forcat e saj në kufirin me Bjellorusinë.

Polonia ka kufi dhe me Ukrainën dhe me territorin evropian rus të Kaliningrad, dhe me paradën e sotme vendi duket se po dërgon mesazhin e forcës për rivalët e supozuar.

Polonia është gjithashtu dy muaj larg zgjedhjeve teksa si pjesë e fushatës, qeveria kërkon të sigurojë njerëzit për vetëbesimin dhe përkushtimin ndaj sigurisë.

Qeveria e djathtë e partisë Ligj e Drejtësi kërkon mandatin e tretë në pushtet, që do të ishte diçka e paprecedentë në Poloninë post-komuniste, edhe pse në sondazhe nuk ka një avantazh të qartë ndaj platformave të tjera politike.

Ministria polake e mbrojtjes tha se celebrimi i Ditës së Forcave të Armatosura do të shfaqë teknologjitë më të fundit në arsenalin e vendit si tanket Abrams, granata-lëshuesit K9, raketa HIMARS dhe ato amerikane Patriot.

FOTO GALERI
2/7
Kritikët argumentonin se demonstrimi forcës vjen në një kohë tensionesh te aleanes se NATO me Rusinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA