Kreu i ushtrisë: Sudani po përballet me një nga konspiracionet më të mëdha në luftën me paramilitarët (fotot)

14/08/2023 18:48
Kreu i ushtrisë së Sudanit, Gjeneral Abdel Fattah al-Burhan

Kreu i ushtrisë së Sudanit, Gjeneral Abdel Fattah al-Burhan tha sot se vendi i tij po përballet me “një nga konspiracionet më të mëdha të historisë moderne”, duke iu referuar konfliktit të nisur me 15 prill me forcat paramilitare të drejtuara nga ish-zëvendësi i tij Mohamed Hamdan Daglo.

Al-Burhan shtoi se forcat e Sudanit do të luftojnë terrorizmin e tradhtarit Hamdan Daglo.

“Vendi ynë po përballet me konspiracionin më të madh në historinë moderne, që po shënjestron identitetin, trashëgiminë dhe fatin e njerëzve tanë.”

“Ne me durim po përballemi me terrorizmin e rebeli tradhtar Mohamed Hamdan Daglo që ka nisur këtë fushatë kundër vendit të tij bazuar në dezinformacion, gënjeshtra e falsifikime, nën flamurin e entitetit të rremë te quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë”, shtoi Al Burhan.

Ai vazhdonte më tej:

“Unë i siguroj njerëzit tanë të nderuar se forcat e armatosura do të vijojnë të rezistojnë ashtu si gjatë gjithë historisë sinë, për të mbrojtur zgjedhjen e popullit dhe të drejtën e tyre për institucione demokratike”.

“Ne duam të arrijmë një konsensus për të shmangur gabimet e bëra deri në 15 prill 2023, për të çuar vendin në zgjedhje të udhëheqësve me meritë.

Pa dhënë më shumë detaje mbi organizatorët e puçit, Abdel Fattah al-Burhan tha në përfundim:

“Forcat e armatosura do të vijojnë detyrën e tyre në mbrojtjen e vendit.

“Ne zotohemi se do të mund të celebroni së shpejti, me ndihmën e Zotit në një fitore mbi këtë rebelim katastrofik, për të ruajtur njerëzit dhe vendin tone”.

FOTO GALERI
3/4
Abdel Fattah al-Burhan tha në përfundim: "Forcat e armatosura do të vijojnë detyrën e tyre në mbrojtjen e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA