Dasma është një ndër momentet më të bukura në jetë dhe çifti bashkë me organizatorët japin maksimumin për të kthyer ëndrrën në realitet.

Shumë prej VIP-ave botërorë zgjedhin të realizojnë ceremoninë martesore jashtë vendit, larg syrit të kamerave, me pak fjalë një dasmë “e blinduar” prej kureshtarëve.

Shumica zgjedhin vende ekzotike me pjesëmarrjen e një rrethi të vogël shoqëror dhe familjar.

Sophie Turner dhe Joe Jonas zgjodhën Francën për të celebruar ditën e madhe. Kim Kardashian dhe Kanye West zhvilluan një dasmë magjike në zemër të Toskanës në Forte di Belvedere.

Sophie Turner dhe Joe Jonas

Chrissy Teigen & John Legend preferuan liqenin e Komos në Itali. Në vitin 2006, Tori Spelling dhe Dean McDermott fluturuan në Fixhi për t’u martuar në ishullin Wakaya.

Adam Levine dhe Behati Prinsloo, pasi u nisën për në Meksikë, thanë betimet e tyre në Flora Farms në Los Cabos.

Kurse George Clooney dhe gruaja e tij Amal u martuan në shtator të vitit 2014 në hotelin me 7 yje “The Aman Hotel” që ndodhet në Canal Grande të Venecias.

George Clooney dhe Amal

Edhe personazhet e famshëm shqiptarë e kanë ‘përqafuar’ këtë trend, i cili sa vjen e bëhet më i prekshëm.

Para pak muajsh moderatorja Arbana Osmani u martua me regjisorin Eduart Grishaj në Toskanë, ndërsa morën pjesë familjarë dhe miq të çiftit.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

VIP-a të tjerë të cilët zgjodhën të celebrojnë dashurinë  e tyre jashtë Shqipërisë ishin edhe Alban Skënderaj dhe Miriam Cani e Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, të cilët zgjodhën ishujt Maldives.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Por përse VIPA-t zgjedhin të martohen larg vendbanimit?

Sipas travel.com, disa persona i shijojnë dasmat në shtëpi, të tjerë i shijojnë ato jashtë shtetit, por pavarësisht se në cilën kategori bëni pjesë, nuk mund të mohohet fakti që ideja e lidhjes së dashurisë në martesë në një vend tjetër është aq magjepsëse sa nuk mund të imagjinohet.

Jeta e përditshme ndonjëherë mund të jetë tepër e tensionuar dhe realizimi i një dasme mund të kthehet në mision ose ndonjëherë thjesht dëshironi të arratiseni.

Kur merrni parasysh faktin se ju duhet të paguani të gjithë personat që duhet të jenë atje, fjetjen, qëndrimin apo transportin, të shtyn ta ulësh numrin e dasmorëve.

Kufizimi i numrit të ftuarve krijon një mjedis më intim dhe shmang bisedat e vështira me të afërmit, për emrat e të cilëve nuk jeni aq të sigurt.

Allison Williams dhe Ricky Van Veen

Një ndër arsyet e tjera që njerëzit zgjedhin një dasmë jashtë vendit, sipas Destination Wedding Directory, janë: moti i mrekullueshëm, muaji i mjaltit, apo vëmendja më e madhe ndaj njëri-tjetrit.

Planifikimi i dasmës suaj jashtë vendbanimit, në një vend ku mund të parashikoni pak a shumë motin, do të sigurojë që të mos ketë fatkeqësi me shi në ditën e madhe.

Muaji i mjaltit! Të udhëtosh jashtë qytetit për dasmën tënde do të thotë të mos kesh nevojë të planifikosh një muaj mjalti, pasi vendi ku do të zhvillohet dasma parashikohet i veçantë.

Mjediset të cilat mund të mos i kesh parë më parë mendohet se nxisin më shumë pasion mes një çifti dhe pasioni nuk duhet të mungojë në vijim të ditës së madhe të ceremonisë.

Erjona Dervishi/ TCH

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA