Numri i personave që shfaqin probleme të ndryshme të shëndetit mendor për shkak të vapës është rritur.

Në Fier, sipas mjekes psikiatre Ina Prifti, janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjatë këtyre muajve rreth 300 pacientë me simptoma të ndryshme.

“Vapa ndikon negativisht. Dhe kjo ndikon në problemet e shëndetit mendor. Rënie të përqendrimit. Probleme me gjumin. Të tjerë ulin dozat e medikamenteve”, tha mjekja psikiatre në Fier, Ina Prifti.

Shqetësim, sipas mjekes, mbeten dhe adoleshentët, të cilët shpesh abuzojnë me konsumin e pijeve energjike.

“Është rritur abuzimi me pijet energjike dhe kjo shkakton rënie të imunitetit”, tha Prifti.

Bluzat e bardha apelojnë që gjatë këtyre ditëve të nxehta të evitohen lëvizjet gjatë orëve të drekës.

Top Channel