Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi teksa ishte në masën “Arrest në shëpi”, kishte dalë nga banesa dhe aksidentoi një bari në aksin “Gjirokastër-Kakavije”
Rreth orës 20:26, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti me drejtues shtetasin T. H., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Z., 40 vjeç.
Nga përplasja janë dëmtuar lehtë, shtetasi V. Z. dhe pasagjerët në automjetin e tij, shtetasit F. H., 55 vjeç dhe L. H., 20 vjeçe, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.
Nga verifikimet dhe veprimet e tjera procedurale të kryera për këtë aksident, ka rezultuar se pasagjeri, shtetasi F. H. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë shkak, u bënë veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.
Top Channel