Një shqiptar, rreth 51 vjeç është plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi në detin Jon.
Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy shtetasve shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte mbërritur posaçërisht nga Italia për t’u takuar me 51-vjeçarib, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik.
Debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi viktimën, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ai i dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes për ndonjë ngjarje më të hershme mes dy shqiptarëve.
Top Channel