Serena Williams është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Alexis Ohanian dhe festa e tyre e fundit për zbulimin e gjinisë po bëhet virale. 

Në vend që të vendoseshin për diçka më tradicionale, çifti zbuloi nëse do të kishte një djalë apo një vajzë me një shfaqje të mrekullueshme me dron.

Në një video në YouTube, tenistja 41-vjeçare , e cila së shpejti do të bëhet nënë e dy fëmijëve, ka treguar momentet e festës së saj duke përfshirë edhe momentin e madh.

Ëilliams mendoi se zbulimi do të bëhej duke prerë një tortë, por burri i saj, bashkëthemeluesi i Reddit, Alexis Ohanian, kishte një ide tjetër.

Me pak muzikë një shfaqje me dron më pas zbuloi se Williams dhe Ohanian do të bëhen me një vajzë.

“Jam pak nervoze sepse nuk kam ndonjë plan emergjence nëse rezulton se është djalë”, ka thënë ajo.

Williams dhe Ohanianu takuan për herë të parë në vitin 2015. Në një intervistë, tenistja ka kujtuar takimin me Ohanian në një hotel në Romë të Italisë, teksa ishte me një mikeshë.

Që atëherë, Williams dhe Ohanian ndërtuan lidhjen e tyre të dashurisë dhe në shtator të vitit 2017, çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, Alexis Olympia Ohanian Jr., dhe u martuan menjëherë pas kësaj në nëntor. Në maj të vitit 2023, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel