Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi vodhi një send me vlerë në një objekt kulti.
Autori u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë në fshatin Labinot.
Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u identifikua dhe u vu në pranga personi A. B., 36 vjeç banues në Elbasan.
Sipas policisë, vjedhja ndodhi në datën 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.
Sipas policisë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Top Channel