Qëlloi me armë në drejtim të mjetit të një shtetasi, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë Temperaturat e larta të ditëve të fundit, rritja e numrit të aksidenteve dhe fluksi i turistëve kanë sjellë një ngarkesë më të madhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Çdo ditë, deri në 135 pacientë i drejtohen shërbimit të urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në repartin e Pediatrisë. Pavarësisht temperaturave të larta, nuk është konstatuar një rritje e pazakontë e rasteve tek fëmijët. Shefja e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, doktoreshë Greta Naraçi, bën të ditur se deri tani nuk ka situatë epidemiologjike
Mjekët u bëjnë apel prindërve që, në rast se fëmijët shfaqin temperaturë të lartë, dehidrim apo simptoma që zgjasin, të kërkojnë menjëherë këshillën e pediatrit.
Top Channel