Një 30-vjeçar me inicialet K.N, banues në Sarandë, është arrestuar në Vlorë ditën e sotme, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë. Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA